Futboll

Kroacia me fitore të madhe ndaj Francës

Kroacia

Foto: Associated Press

Kroacia e ka fituar ndaj Francës ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kombeve.

Të enjten mbrëma në Split, Kroacia fitoi 2:0 me dy gola të shënuar në pjesën e parë.

Andrej Kramariq e humbi fillimisht penalltinë në minutën e tetë, por për 1:0 realizoi Ante Budimir në minutën e 26-të.

Supergol më pas në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, realizoi Ivan Perishiq.

Ndeshja kthyese e çerekfinales luhet pas tre ditësh në “Stade de France”.