Futboll

Kroacia bindëse në miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut

Kroacia

Kroacia ka shënuar fitore me rezultat bindës në miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut. Kroacia mposhti thellë 3:0 Maqedoninë e Veriut të hënën në Rijekë.

Kroatët dy golat e parë i shënuan në pjesën e parë nëpërmjet Lovro Majerit. Majer golin e parë e shënoi në minutën e 10-të, kurse të dytin në minutën e 45-të. Marco Pashaliq në minutën e 79-të shënoi golin e tretë.

Për Maqedoninë e Veriut nga minuta e parë u paraqitën shqiptarët Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Isnik Alimi, ndërsa në stol mbetën Agon Elezi dhe Redon Qamili.