Sulmuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi e ka shënuar golin e dytë me fanellën e Spartës së Pragës. Krasniqi shënoi gol në fitoren 2:0 të Sparta Pragës ndaj Ceske Budejovices.
Ndeshja u luajt të dielën dhe i takoi xhiros së nëntë të elitës së futbollit të Çekisë.
Krasniqi e shënoi golin e dytë për Spartën në minutën e 55-të. Krasniqi luajti për 76 minuta. Albion Rrahmani e kompletoi ndeshjen, ndërsa Indrit Tuci në lojë u inkuadrua në minutën e 65-të e Qazim Laçi ishte në bankën rezervë. Krasniqi në 13-të ndeshje në të gjitha garat ka bërë edhe dy asistime.
Krasniqi shënon gol për Sparta Pragën
Sulmuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi, ka shënuar një gol për skuadrën e Sparta Pragës.
Krasniqi shënoi golin e dytë në minutën e 55-të të ndeshjes që i takon javës së nëntë të elitës së futbollit të Çekisë.
Titullar është edhe Albion Rrahmani.