Futboll

Krasniqi shënon gol, por Sparta Praga mposhtet

Ermal Krasniqi

Ermal Krasniqi ka shënuar gol që megjithatë nuk ka mjaftuar që Sparta Praga të evitojë humbjen.

Të premten mbrëma, Sparta u mposht në shtëpi nga Sigma Olomuc. Ndeshja i takoi xhiros së dhjetë të kampionatit të Çekisë.

Krasniqi në lojë hyri në minutën e 85-të, ndërsa shënoi në minutën e 91-të. Ishte goli i fundit në ndeshje.

Albion Rrahmani u aktivizua në minutën e 71-të.

Te Sparta Praga startoi vetëm Qazim Laçi. Indrit Tuci u aktivizua në minutën e 61-të.

Sparta e ka pësuar humbjen e parë në edicionin 2024/2025.

Krasniqi i ka tri gola në nëntë paraqitje.

GOLI