Futboll

Krasniqi, Rrahmani, Laçi e Tuci, afër fazës grupore të Championsit

Sparta e Pragës

Skuadra e Ermal Krasniqit, Albion Rrahmanit, Qazim Laçit e Indrit Tucit, Sparta e Pragës, ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Kampionëve. 

Skuadra çeke realizoi fitore 2:0 në udhëtim te Malmo të mërkurën mbrëma dhe është rezultat premtues që mund ta dërgojë Spartën e Pragës në fazën grupore të Championsit. 

Autogoli i Jens Stryger Larsen në minutën e 31-të dhe goli i Matej Rynesit e vendosën sfidën e zhvilluar në “Eleda Stadion”. 

Laçi luajti deri në minutën e 68-të, kurse Krasniqi e Tuci ishin në bankën rezervë. 

Rrahmani nuk udhëtoi fare për në Suedi me klubin, por mund të luajë në ndeshjen kthyese.