Futboll

Krasniqi flet për rezultatet dëshpëruese të Zurichut

Bledian Krasniqi

Mesfushori kosovar Bledian Krasniqi, ka folur të hënën pasdite për rezultatet dëshpëruese të Zurichut gjatë këtij edicioni në Superligën e Zvicrës në futboll.

Ai ka thënë se për Zurichun, është sezon për t’u harruar.

Zurichu mbylli stinorin e rregullt në grupin e ekipeve që do ta kërkojnë nëpërmjet plejautit mbetjen në Superligën zvicerane të futbollit.

Zurichu e përfundoi në pozitën e tetë me 47 pikë sezonin e rregullt. Të hënën pasdite humbi nga Young Boysi me rezultat 2:1.

“Në fund, tabela nuk gënjen. Kishte njëfarë ngërçi dhe kjo sigurisht nuk na bëri mirë. Por kjo nuk duhet të jetë justifikim. Ne dolëm shumë keq në fushë. Ka zhgënjim në dhomat e zhveshjes. Është sezon zhgënjyes për ne”, ka thënë Krasniqi për “Blick” të hënën.

Te Zurichu janë edhe dy kosovarët, Lindrit Kamberi dhe Mirlind Kryeziu.