Sulmuesi i krahut, Ermal Krasniqi, ka dhënë kontribut të madh në fitoren e Spartës së Pragës.
Krasniqi ka dhuruar një asistim në fitoren 2:1 të Spartës ndaj Pardubices.
Kjo ndeshje i takoi javës së 30-të të elitës së futbollit çek.
26-vjeçari Krasniqi asistimin e bëri te goli i epërsisë të cilin e realizoi Jan Kuchta në minutën e 16-të.
Ai luajti deri në minutën e 60-të. Qazim Laçi e kompletoi ndeshjen te Sparta kurse Albion Rrahmani u paraqit nga minuta e 74-t.
Për Reprezentuesin e Kosovës, Krasniqi, ky ishte asistimi i katërt këtë edicion. Krahas katër asistimeve ka edhe pesë gola të shënuar.
Sparta e Pragës ka 62 pikë në vendin e katërt.
Pardubice renditet në pozitën e parafundit me vetëm 19 pikë.