(20:57) - Goli i bukur i Milot Avdylit në minutën e 11-të ka vendosur sfidën mes Kosovës U21 dhe Izraelit.
Ndeshja e luajtur të martën mbrëma në Gyor të Hungarisë i takoi kualifikimeve për Evropianin 2025 të Shpresave.
Izraeli e organizoi ndeshjen në Hungari, por mbeti duarthatë. Avdyli, që ishte kapiten i Kosovës, gjuajti bukur nga distanca.
Kosova U21 është e katërta në grup pas tetë xhirove. I ka 12 pikë, aq sa edhe Bullgaria në vendin e tretë. Udhëheq Gjermania me 22 pikë, ndërsa Polonia i ka 18. Pas Kosovës janë Izraeli me tri pikë dhe Estonia me një.
Më 11 tetor, Kosova U21 e pret Poloninë, ndërsa më 15 tetor mbyll kualifikimet me ndeshjen në udhëtim ndaj Estonisë.
Kosova U21 në epërsi pas pjesës së parë
(19:47) - Përfaqësuesja e Kosovës U21 në futboll e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi prej 1:0 ndaj Izraelit. Për 1:0, realizoi Milot Avdyli në minutën e 11-të. Ndeshja ndërmjet Izraelit dhe Kosovës është e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2025”.
Kosova ka nëntë pikë në vendin e katërt, ndërsa Izraeli vetëm tri në vendin e pestë.
Kosova në epërsi ndaj Izraelit
Përfaqësuesja e Kosovës U21 në futboll ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Izraelit.
Milot Avdyli në minutën e 11-të realizoi për 1:0.
Ndeshja ndërmjet Izraelit dhe Kosovës është e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2025”.
Kosova ka nëntë pikë në vendin e katërt, ndërsa Izraeli vetëm tri në vendin e pestë.