Futboll

Kosova U21 mbyll me humbje kualifikimet për EURO 2025

U21

Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll, e ka mbyllur me humbje ciklin kualifikues të Evropianit të vitit 2025. Kosova të martën në Tallin humbi nga Estonia me rezultatin 3:1

Shpresat e Kosovës të premten pësuan thellë, 4:0, nga Polonia në Prishtinë, ndërsa të martën humben po ashtu me rezultat të thellë, 3:1.

Të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit dy gola i pranuan në pjesën e parë. Në minutën e 21-të nga penalltia shënoi Tristan Teevali, kurse Patrik Kristal dyfishoi epërsinë në minutën e 44-t.

Edhe më shumë punët Kosovës iu vështirësuan pas përjashtimit të Yll Ibrahimit nga loja. Ibrahii në minutën e 70-të u ndëshkua me karton direkt të kuq.

Ndonëse pa një lojtarë më pak në fushë, Kosova megjithatë shënoi një gol. Milot Avdyli shënoi supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 77-të.

Por ishte e tëra që lojtarët e drejtuar nga Tovërlani arritën të bëjnë në ndeshjen e fundit kualifikuese për “Euro 2025”.

Estonia shënoi edhe golin e tretë për rezultatin final 3:1. Taaniel Usta ishte realizoator i golit të tretë.

Kosova përfundoi e katërta me 12 pikë në Grupin D. Gjermania përfundoi e para me 26 pikë, kurse Polonia e dyta me 22 pikë. Bullgaria mbylli kualifikimet në vendin e tretë me 13 pikë, kurse Estonia në vendin e pestë me shtatë pikë. Izraeli përfundoi e fundit me katër pikë.