Përfaqësuesja U21 e Kosovës e ka fituar miqësoren e parë ndaj Maqedonisë së Veriut.
Të enjten në ndeshjen që u zhvillua në kompleksin stërvitor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut “Petar Milosevski”, “Dardanët” e rinj fituan 3:1.
Vendësit në minutën e 18-të shënuan me Nikola Velichkovskin për 1:0.
Arjanit Fazlija i barazoi shifrat në 1:1, në minutën e 29-të. Nga këndi bukur harkoi kapiteni Etnit Brruti.
Ermal Krasniqi në minutën e 62-të shënoi për epërsinë e Kosovës, 2:1.
Ndërkohë, katër minuta para fundit, Kosova U21 e drejtuar nga selektori Afrim Tovërlani, shënoi për 3:1 me Aurel Kuqanaj.
Në të njëjtin vend, Kosova U21 dhe Maqedonia e Veriut U21 do të luajnë në miqësoren e dytë të dielën nga ora 12:00.