Futboll

Kosova U21 fillon stërvitjet në Antalya të Turqisë

Kosova U21

Përfaqësuesja U21 e Kosovës e ka mbajtur seancën e parë stërvitore të martën në Antalya të Turqisë. 

Kosova në Antalya të Turqisë do të mbaj një kamp stërvitor dhjetëditor. 

Gjatë këtyre ditëve, “Dardanët” e rinj do t’i zhvillojnë edhe dy ndeshje miqësore. 

Kosova ndeshjen e parë miqësore do ta zhvillojë ndaj Turqisë të premten. 

Më 25 mars, Kosova e luan miqësoren e dytë me Moldavinë. 

Këto miqësore do t’i shërbejnë përzgjedhësit U21 të Kosovës, Afrim Tovërlanit, për ta përgatitur skuadrën për ndeshjet e ardhshme kualifikuese. 

Për herë të parë në këtë grumbullim te Kosova U21 janë dhjetë futbollist të rinj, Laurent Seji, Sead Ahmeti, Drini Miftari, Elvaris Suplja, Hamza Muqaj, Adem Imeri, Faton Ademi, Medin Gashi, Eurolind Avdimetaj dhe Arlind Maloku.