Me ndeshjen në Tallin ndaj Estonisë, përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll i përfundon kualifikimet për Euro 2025.
Ndeshja Estoni – Kosovë zhvillohet të martën nga ora 17:00.
Shpresat e Kosovës të premten pësuan thellë, 4:0, nga Polonia në Prishtinë. Madje të gjithë katër golat e polakëve u shënuan në pjesën e parë. Me atë humbje, Kosova U21 mbeti pa gjasa për kualifikim.
I ka 12 pikë në vendin e katërt të Grupit D. 12 pikë në vendin e tretë i ka Bullgaria. Gjermania ka fituar grupin dhe është kualifikuar në Evropian. I ka 25 pikë nga nëntë ndeshje. Polonia është e dyta me 21 pikë dhe të luaj në plejof.
Estonia ka vetëm katër pikë në pozitën e pestë, përkatësisht të parafundit. Izraeli ka vetëm tri pikë.
Bilanci i deritashëm i Kosovës U21 është tri fitore, tri barazime e tri humbje.