Futboll

Kosova U21 e fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

KOsova U-21

Përfaqësuesja U21 e Kosovës e ka fituar edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut. 
Të dielën në ndeshjen që u zhvillua në kompleksin stërvitor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut “Petar Milosevski”, “Dardanët” e rinj fituan 1:0.

Golin e fitores për Kosovën U21 e realizoi Aulon Bitiqi në minutën e 40-të. 

Bitiqi realizoi gol të bukur me kokë nga afërsia për t’ia siguruar fitoren Kosovës U21. 

Në ndeshjen e parë që u luajt të enjten, Kosova U21 e mposhti Maqedoninë e Veriut me rezultatin 3:1.