Futboll

Kosova U17 nuk siguron kalimin në Ligën A në kualifikimet e ardhshme të grupmoshës U19

Kosova U17

Futbollistët e Kosovës U17 nuk kanë pësuar asnjë humbje në ndeshjet e raundit të dytë të Ligës B të kualifikimeve për Evropianin e vitit 2025 që mbahet nga 19 maji deri më 1 qershor në Shqipëri. Por Kosova nuk ka siguruar kalimin në Ligën A në kualifikimet e ardhshme të grupmoshës U19. Nga Liga B kualifikimi në Evropian nuk ishte i mundur.

Kosova përfundoi e dyta në Grupin 4 me dy barazime dhe një fitore. Përfundoi e dyta me pesë pikë. Grupin e fitoi Qiproja me shtatë pikë, Andorra zuri vendi ne tretë me katër pikë. Në pozitën e fundit pa pikë përfundoi Moldavia.

Barazimin e dytë e regjistroi ndaj nikoqires së turneut të grupit, Qipros. Me Qipron luajti baras 0:0 të enjten. Me rezultat 0:0 luajti edhe ndaj Andorrës në ndeshjen e parë, kurse fitoi kundër Moldavisë 1:0 në ndeshjen e dytë.

Grupmosha e lojtarëve U17 të Kosovës drejtohet nga përzgjedhësi Arbnor Morina.

Vjet Kosova U17 ra nga Liga A. E mbylli me një pikë garën në Grupin 4 të Ligës A.