Përfaqësuesja U17 e Kosovës në futboll e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në raundin e parë të kualifikimeve për Euro 2025.
Të shtunën mbrëma në Genk, Kosova pësoi 2:1 nga Belgjika. Tri ditë më parë, Kosova pësoi 4:2 nga Ukraina.
Ndaj Belgjikës, golin e vetëm për Kosovën U17 e shënoi Lirjon Abdullahu në minutën e 95-të.
Belgët realizuan në minutën e tetë dhe të 90-të.
Pas tri ditës, Kosova luan ndaj Kazakistanit, që po ashtu ka humbur dy ndeshjet e para.
Tashmë është përcaktuar që Ukraina e Belgjika do të luajnë në Ligën A në raundin e dytë kualifikues, ndërsa Kosova e Kazakistani në Ligën B.