Futbollistët e Kosovës U17 e kanë nisur me barazim raundin e dytë të Ligës B të kualifikimeve për Evropianin e vitit 2025 që mbahet nga 19 maji deri më 1 qershor në Shqipëri.
“Dardanët” e rinj luajtën pa gola ndaj Andorrës të premten në Qipro, ku edhe do të zhvillohet turneu i Grupit 4B. Pas tri ditësh, Kosova luan ndaj Moldavisë, derisa kundër Qipros luan më 13 mars nga ora 15:00.
Te Kosova synojnë kalimin në Ligën A në kualifikimet e ardhshme të grupmoshës U19.
Vjet Kosova U17 ra nga Liga A. E mbylli me një pikë garën në Grupin 4 të Ligës A. Nga Liga B kualifikimi në Evropian nuk është i mundur.