Futboll

Kosova U17 lëshon epërsinë e dy golave, humb nga Ukraina

Kosova U17 lëshon epërsinë e dy golave, humb nga Ukraina

Kosova U17 të mërkurën pati epërsi prej dy golave ndaj Ukrainës së kësaj grupmoshe, në ndeshjen e parë të raundit të parë të kualifikimeve për “Euro 2025”. 

Por në ndeshjen që u zhvillua në Genk të Belgjikës, Kosova U17 e drejtuar nga përzgjedhësi Arbnor Morina, pësoi disfatë 4:2 në fund të ndeshjes. 

Rin Ahmeti dhe Lirjon Abdullahu shënuan për 2:0 në minutën e katërt dhe të 12-të. 

Por më pas, “Dardanët” e rinj pësuan gola të shpejtë dhe u mposhtën. 

Dmytro Zudin shënoi në minutën e 16-të dhe të 25-të, kurse Pavlo Liusin realizoi në minutën e 24-t dhe të 62-të për fitoren e parë. 

Kosova U17 në grup e ka edhe Belgjikën nikoqire dhe Kazakistanin. 

Dy të parët e grupit avancojnë në raundin e dytë kualifikues të Evropianit të vitit të ardhshëm që organizohet në Shqipëri, nga 19 maji deri më 1 qershor.