Futboll

Kosova U17 humb 10:0 nga Gjermania U17

Kosova U17 vs Gjermania U17

Futbollistet e Kosovës U17 kanë pësuar disfatë shumë të thellë nga Gjermania U17.

Futbollistet e reja të Kosovës pësuan disfatë 10:0 të hënën, në ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin e këtij viti. Turneu i Grupit A7 zhvillohet në Gjermani.

Të përzgjedhurat e Sanije Krasniqit janë në grup edhe me Danimarkën dhe Austrinë.

Të enjten “Dardanet” e reja luajnë kundër Austrisë, kurse më 23 mars e zhvillojnë ndeshjen e fundit ndaj Danimarkës.