Futboll

Kosova U15 fiton edhe ndeshjen e dytë në turneun e UEFA-s

Kosova U-15 ne futboll

Përfaqësuesja U15 e Kosovës në futboll e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në turneun e UEFA-s që po zhvillohet në Maltë. 

“Dardanët” e rinj fituan 4:3 ndaj Gjibraltarit pas penalltive. Ndeshja përfundoi pa gola, ndërsa të përzgjedhurit e seleksionuesit Ilir Nallbani ishin më të mirë gjatë ekzekutimit të penalltive. 

Kosova ditë më parë mposhti Estoninë me rezultatin 2:1. Ndeshjen e tretë, Kosova U15 e ka pas tri ditësh ndaj nikoqires, Maltës.