Kosova e ka nisur me fitore turneun “UEFA Development U15” që po mbahet në Estoni. Kosova U15 mposhti Estoninë me rezultatin 2:1. Turneu po mbahet në Maltë.
Për Kosovën golat i shënuan Bleon Potoku dhe Dion Sylaj.
Potoku shënoi në minutën e pestë, kurse Sylaj në minutën e 46-të.
Golin e vetëm për Estoninë e shënoi Ivan Krasnov në minutën e 63-të.
Grupmoshën U15 të Kosovës e drejton trajneri Ilir Nallbani.
Në grup me Kosovën e Estoninë janë edhe Malta dhe Gjibraltari. Ndeshjen e dytë, Kosova e luan ndaj Gjibraltarit të enjten, kurse më 6 tetor ndaj Maltës.