Futboll

Kosova synon fitore në ndeshjen e fundit për këtë vit

Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës sonte nga ora 20:45 do ta zhvilloj ndeshjen e fundit të edicionit të katërt të Ligës së Kombeve të UEFA. Ndeshjen e fundit për këtë vit, “Dardanët” synojnë ta mbyllin me fitore. 

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda dhe sulmuesi Vedat Muriqi kanë thënë se ndaj Lituanisë synimi është fitorja. Ndeshja në mes të Kosovës dhe Lituanisë luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon Grupit C2 të Ligës së Kombeve. 

Rumania është e para në grup me 12 pikë dhe Kosova e dyta me nëntë pikë. Nuk është regjistruar rezultati i ndeshjes së ndërprerë. 

Fituesja e grupit avancon në Ligën B, ndërsa përfaqësuesja e dytë, që me shumë gjasë do të jetë Kosova, luan në plejof. Ndeshjet e plejofit luhen në mars të vitit të ardhshëm, ndërsa shorti tërhiqet të premten.

Kosova ndaj Lituanisë do të paraqitet pa dyshen e mbrojtjes, Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova. Të dy mungojnë shkaku i suspendimit.