Futboll

Kosova synon fitore ndaj Qipros në stadiumin e stërmbushur

Kosova

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen që Kosova do ta zhvilloj ndaj Qipros sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Ndeshja Kosovë – Qipro i takon Grupit C2 të Ligës së Kombeve të UEFA-s. 

Kosova është favorite e madhe në ndeshjen që fillon në ora 20:45. Në Larnaca, në shtator, Kosova kishte fituar 4:0 ndaj qipriotëve.

“Të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Qipro janë shitur. Faleminderit për mbështetje të jashtëzakonshme dhe entuziazmin tuaj të pafund. Jemi të lumtur që stadiumi ‘Fadil Vokrri’, si gjithmonë, do të jetë i mbushur me energji dhe pasion për të mbështetur ‘Dardanët’ tanë”, shkruan në njoftimin e FFK-së.

Kosova të shtunën mposhti Lituaninë 2:1. Pas tri xhiros, Kosova është e dyta në grup me gjashtë pikë. Rumania udhëheq me nëntë pikë. Qiproja renditet e treta me tri pikë, ndërsa Lituania mbetet pa pikë.