Futboll

Kosova, njëra prej 16 shteteve evropiane që kurrë nuk u paraqit në një turne madhor

Kosova

Në kualifikimet “Rusia 2018”, Islanda u bë vendi më i vogël, me një popullsi të atëhershme prej rreth 334 mijë banorësh, që siguroi paraqitjen në Kupën e Botës. Skuadra e Heimir Hallgrimssonit ia doli pas shtatë fitoresh dhe një barazimi nga dhjetë ndeshjet e tyre kualifikuese, duke përfunduar përpara Kroacisë me dy pikë më shumë.

315 golat e Holandës

Përfaqësuesja që ka shënuar më së shumti gola të të gjitha kohërave është Holanda, e cila ka shënuar 315 gola. Kampanja më e mirë kualifikuese e tyre ishte për botërorin “Brazili 2014”, kur të përzgjedhurit e Louis Van Gaal tundën rrjetën 34 herë në dhjetë ndeshje. Memphis Depay, i cili u paraqit në turneun final si lojtari më i ri holandez, tani është golashënuesi më i mirë i vendit në kualifikime me 15 gola.

Ronaldo, golashënuesi më i mirë i kualifikimeve evropiane

Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, është golashënuesi më i mirë në kualifikimet evropiane, duke shënuar 36 gola nga 47 ndeshje kualifikuese, duke përfshirë një rekord me pesë “hat-trick”. Ai pasohet nga Robert Lewandowski me 30 gola, Andriy Shevchenko me 26 gola, Edin Xheko me 25 gola dhe bashkëvendësi Pauleta me 19 gola.

Ukraina me më së shumti paraqitje në plejof

31 shtete të ndryshme kanë qenë pjesë e plejofeve evropiane për botërore. Ukraina mban rekordin me pesë paraqitje, por ende nuk është kualifikuar nëpërmjet kësaj rruge. Ndërkohë, Belgjika, Kroacia dhe Portugalia janë kualifikuar në tri raste në Botëror

Spanja më e mira në fazën kualifikuese

Tridhjetë shtete evropiane kanë fituar grupet në kualifikime. Spanja është më e suksesshmja, pasi ka fituar grupin 12 herë nga 16 kampanja kualifikuese. Nga një herë grupin e kanë fituar Bosnjë-Hercegovina, Gjermania Lindore, Greqia, Islanda, Irlanda e Veriut, Sllovakia dhe Ukraina.

22 shtete evropiane nuk janë paraqitur ende në Botëror

Nga 54 shtete të UEFA-s që do të garojnë në kualifikimet e Kupës së Botës 2026, 22 prej tyre ende nuk kanë arritur të paraqiten në turneun final. Shqipëria, Finlanda, Gjeorgjia, Letonia dhe Maqedonia e Veriut kanë luajtur në Evropian,  por jo në Kupën e Botës. Andorra, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Qiproja, Estonia, Ishujt Faroe, Gjibraltari, Kazakistani, Kosova, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Moldavia, Mali i Zi dhe San Marino nuk janë paraqitur ende në një turne madhor.

Lewandowski, lojtari që ka shënuar më shumti gola gjatë një kampanje

Robert Lewandowski shënoi më së shumti gola në një garë kualifikuese të UEFA-s. Shënoi plot 16 gola në kualifikimet “Rusia 2018”. Ai shënoi në të gjitha ndeshjet kualifikuese të Polonisë, përfshirë “hat-trickun” kundër Danimarkës, Rumanisë dhe Armenisë.

Anglia dhe Polonia janë përballur 14 herë

Anglia dhe Polonia janë përballur 14 herë në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës. Dy shtetet janë takuar për herë të parë gjatë kualifikimeve “Gjermania Perëndimore 1974”. Polonia pati fituar 2:0. Është fitorja e vetme e tyre, ndërsa Anglia fitoi tetë nga 13 ndeshjet e tjera.

Fitorja më e thellë, 12:0

Fitorja më e madhe e dëshmuar në kontinent ishte arritur në maj të vitit 1969, kur Gjermania Perëndimore mposhti Qipron 12:0 në Essen. Gerd Muller shënoi katër gola, ndërsa Wolfgang Overath shënoi “hat-trick”, kurse dy gola i shënoi Helmut Muller. Max Lorenz, Siegfried Held dhe Horst-Dieter Hottges shënuan po ashtu nga një gol.

Goli më i shpejtë u shënua pas 8.1 sekondash

Goli më i shpejtë i shënuar ndonjëherë në një ndeshje kualifikuese evropiane u arrit nga Christian Benteke i Belgjikës. Ai shënoi pas vetëm 8.1 sekondash. Fitoi topin në ndeshjen ndaj Gjibraltarit dhe shënoi golin më të shpejtë në kualifikimet “Rusia 2018:.

Goditja e Benteke theu rekordin e mbajtur më parë nga Davide Gualtieri i San Marinos, i cili pati shënuar kundër Anglisë pas vetëm 8.3 sekondash në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës të mbajtur në vitin 1994 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shtatë shtete u kualifikuan duke fituar të gjitha ndeshjet

Vetëm shtatë përfaqësuese kanë arritur të kualifikohen duke fituar të gjitha ndeshjet. Gjermania Perëndimore dhe Bashkimi Sovjetik arritën të fitonin të katër ndeshjet e tyre në kupën e botës “Kilit 1962”. Gjermanët e bënë atë përsëri në fushatën e tyre në “Spanja 1982”, duke fituar të gjitha tetë ndeshjet, ndërsa Polonia gjithashtu arriti të fitonte të gjitha ndeshjet e tyre. Spanja dhe Holanda, që u paraqitën në finalen e “Afrikës së Jugut 2010”, hynë në turne pas fushatave të përkryer. Gjermania më pas e arriti atë për herë të tretë në kualifikimet “Rusia 2018”.

Në Botërorin “Suedia 1958” mesatarisht u shënuan 4.15 gola

Një mesatare e madhe prej 4.15 golash për ndeshje u shënua gjatë kualifikimeve të kupës së botës “Suedia 1958”. Franca dhe Belgjika i shënuan nga tetë gola Islandës në Grupin 2, ndërsa fitorja 7:0 e Bullgarisë ndaj Norvegjisë ndihmoi në përforcimin e kësaj përqindje.

Suedi – Estoni, ndeshja e parë kualifikuese për Kupën e Botës

Ndeshja e parë kualifikuese për Kupën e Botës “Italia 1934” u zhvillua ndërmjet dy përfaqësueseve të UEFA-s. Suedia ishte përballur me Estoninë më 11 qershor 1933 në Stokholm. Suedia pati fituar 6:2.