Futboll

Kosova në epërsi 1:0 pas pjesës së parë, në pjesën e dytë me një lojtar më pak

Kosova

Goli i Muharrem Jasharit në minutën e pestë bëri dallimin në pjesën e parë të ndeshjes Kosovë – Lituani.

Pas 45 minutave lojë, Kosova udhëheq 1:0.

Jashari shënoi gol të bukur, me asistim të Vedat Muriqit. Topin e fitoi Albion Rrahmani.

Më pas lojtarët e Kosovës kishin edhe disa aksione të mira, por loja e “Dardanëve” shkoi duke u zbehur.

Në minutat shtesë, golashënuesi Jashari u ndëshkua me të kuq për një ndërhyrje të pakontrolluar. Në fakt ai fillimisht u ndëshkua me të verdhë. Por pas rishikimit të situatës në VAR, arbitri anuloi kartonin e verdhë dhe ndëshkoi Jasharin me të kuq.

Lexo përditësimet tjera
Perfaqesuesja e Kosoves ne futboll

Fitore mes vuajtjesh e Kosovës ndaj Lituanisë

Muharrem Jashari ishte protagonist në ndeshjen e Kosovës me Lituaninë. Sulmuesi mitrovicas shënoi gol në minutën...