Futbollistet e Kosovës i kanë mbyllur kualifikimet për në “Euro 2025” pa asnjë gol të shënuar.
Kosova humbi të martën ndeshjen e gjashtë në Grupin 4 të Ligës B të Ligës së Kombeve.
Përfaqësuesja e drejtuar nga selektorja Karin Anneli Andersen pësoi disaftë nga Uellsi me rezultatin 2:0.
Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara, “Dardanet” pësuan 17 gola. Të dy golat, uellsianet i shënuan në pjesën e parë.
Jessica Fishlock shënoi herët në minutën e tetë golin e epërsisë 1:0, ndërsa të dytin e realizizoi Mary McAteer në minutën e 27-të.
Kosova ishte përfaqësuesja e vetme e Grupit 4 që e mbylli ciklin pa fitore. Vendin e parë e zuri Uellsi me 14 pikë, kurse në pozitën e dytë përfundoi Ukraina me 11 pikë. Kroacia nga gjashtë ndeshje fitoi nëntë pikë. Kosova bie nga Liga B dhe nga edicioni i ardhshëm do të garoj në Ligën C.