Futboll

Korenica shënon gol, Cluji ndalet në barazim

Meriton Korenica

Meriton Korenica e ka shënuar golin e shtatë këtë edicion në të gjitha garat.

Krahas shtatë golave ka edhe tri asistime.

Korenica të dielën mbrëma shënoi gol në barazimin 1:1 të Clujit ndaj Botosanit.

Kjo ndeshje i takoi javës së 22-të të elitës së futbollit rumun.

Korenica e shënoi golin e epërsisë për Clujin në minutën e dhjetë.

Enzo Lopez në minutën e 85-të i barazoi shifrat.

28-vjeçari Korenica luajti deri në minutën e 91-të.

Cluji ka 36 pikë kurse Botosani ka 19 pikë.

Lexo përditësimet tjera
Korenica shënon gol në Rumani

Korenica shënon gol në Rumani

Sulmuesi Meriton Korenica ka realizuar gol për Clujin rumun.Me golin e kosovarit, të shënuar në minutën...