Futboll

Korenica shënon, Cluji avancon tutje

Meriton Korenica

Meriton Korenica ka shënuar gol për Clujin të enjten mbrëma. 

Skuadra e Korenicës fitoi 5:0 në udhëtim te Nemani i Bjellorusisë dhe avancoi në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

Tani përballë do ta ketë skuadrën izraelite, Maccabi Petah Tikva, që u eliminua në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës nga Braga. 

Korenica e shënoi golin për 4:0 në minutën e 59-të. 

Korenica e kompletoi ndeshjen, kurse Armend Thaqi luajti nga minuta e 71-të.