Futboll

Korenica asiston, Cluji bëhet lider në Rumani

Meriton Korenica

Sulmuesi Meriton Korenica ka shfaqur edhe një tjetër paraqitje të mirë në Superligën e Rumanisë. 
Korenica kontribuoi me asistim në fitoren e Clujit në udhëtim kundër UTA Aradit, të cilën e mposhti 4:1, në kuadër të javës së 26-të. 

Korenica 28-vjeçar asistoi në golin e tretë të shënuar në minutën e 62-të. Ai u zëvendësua në minutën e 88-të.

Për futbollistin kosovar ishte asistimi i pestë, ndërsa ka edhe katër gola në 24 ndeshje në elitën e futbollit rumun.

Një gol të shënuar ka edhe për Kupë të Rumanisë. 

Cluji është bërë lider i Superligës rumune me 46 pikë sa ka edhe FCSB-ja.