Futboll

Konferenca live e selektorit të Kosovës, Franco Foda

Franco Foda

Franco Foda

Foto: Driton Paçarada

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur konferencë për media të dielën, për të folur mbi zhvillimet e fundit. Të dielën, Edon Zhegrova, Arijanet Muriq e Florent Muslija janë larguar nga përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjen me Qipron. Ata kanë thyer rregulloren disiplinore, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës. Të premten, Kosova u mposht 3:0 në shtëpi nga Rumania.

E papritur, asnjë fjalë për lojtarët e suspenduar në konferencën e Kosovës

7 muaj më parë / 8 sht 2024 17:52
Federata e Futbollit e Kosovës

Asnjë fjalë nuk është thënë në konferencën për shtyp të Kosovës për lojtarët e suspenduar nga përfaqësuesja.

Në konferencën që zgjati më pak se pesë minuta, selektori Franco Foda e kapiteni Amir Rrahmani nuk kanë përmendur fare suspendimin e Edon Zhegrovës, Aro Muriqit e Florent Muslijës.

Rrahmani: Vetëm fitorja na bën punë

7 muaj më parë / 8 sht 2024 17:49
Amir Rrahmani

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka thënë vetëm fitorja ndaj Qipros do të ishte rezultat i pranueshëm.

“Ndeshja e nesërme është e rëndësishme .na jep mundësi dhe shpresë për kualifikim. Duhet të hyjmë për fitore, pasi vetëm fitorja na bën punë”, ka thënë Rrahmani në konferencë për media.