Futboll

Kompletohet shorti i Ligës së Kampionëve në formatin e ri

Shqiptaret ne champions league

Foto-Ilustrim: KOHA

Është hedhur në Monaco shorti për fazën e ligës në Ligën e Kampionëve, që nga sivjet do të ketë format të ri. Gjithçka që ka ndodhur në këtë ceremoni keni të përditësuar më poshtë:

Kompletohet shorti i Ligës së Kampionëve

7 muaj më parë / 29 gus 2024 18:25
Shorti

Ekipet e vazos së parë:

Real Madrid do të luajë me: Dortmund, Liverpool, Milan, Atalanta, Salzburg, Lille, Stuttgart, Brest

Manchester City do të luajë me: Inter, PSG, Brugge, Juventus, Feyenoord, Sporting, Sparta Pragën, Bratislavën

Bayern Munich do të luajë me: PSG, Barcelona, Benfica, Shakhtar, Dinamo, Feyenoord, Bratislava, Aston Villa

PSG do të luajë me: City, Bayern, Atletico, Arsenal, PSV, Salzburg, Girona, Stuttgart

Liverpool do të luajë me: Real Madrid, Leipzig, Leverkusen, Milan, Lille, PSV, Bologna, Girona

Interi do të luajë me: Leipzig, City, Arsenal Leverkusen, Cërvena Zvezda, Young Boys, Monaco dhe Sparta Praga

Borussia Dortmund do të luajë me: Barcelona, Real Madrid, Shakhtar, Brugge, Celtic, Dinamo, Sturm Graz, Bologna

Leipzig do të luajë me: Liverpool, Inter, Juventus, Atletico, Sporting, Celtic, Aston Villa, Sturm Graz

Barcelona do të luajë me: Bayern, Dortmund, Atalanta, Benfica, Young Boys, Crvena Zvezda, Brest, Monaco

Ekipet e vazos së dytë:

Leverkuseni do të luajë me: Inter, Liverpool, Milan, Atletico, Salzburg, Feyenoord, Sparta Praga, Brest

Atletico do të luajë me: Leipzig, PSG, Leverkusen, Benfica, Lille, Salzburg, Bratislava, Sparta Praga

Atalanta do të luajë me: Real Madrid, Barcelona, Arsenal, Shakhtar, Celtic, Young Boys, Sturm Graz, Stuttgart

Juventusi do të luajë me: City, Leipzig, Benfica, Brugge, PSV, Lille, Stuttgart, Aston Villa

Benfica do të luajë me: Barcelona, Bayern, Atletico, Juventus, Feyenoord, Crvena Zvezda, Bologna, Monaco

Arsenali do të luajë me: PSG, Inter, Shakhtar, Atalanta, Dinamo, Sporting, Monaco, Girona

Brugge do të luajë: Dortmund, City, Juventus, Milan, Sporting, Celtic, Aston Villa, Sturm Graz

Shakhtar do të luajë me: Bayern, Dortmund, Atalanta, Arsenal, Young Boys, PSV, Brest, Bologna

Milan do të luajë me: Liverpool, Real Madrid, Brugge, Leverkusen, Crvena Zvezda, Dinamo, Girona, Slavia Bratislava

Ekipet e vazos së tretë:

Feyenoordi do të luajë me: Bayern, City, Leverkusen, Benfica, Salzburg, Lille, Sparta Praga, Girona

Sporting do të luajë me: City, Leipzig, Arsenal, Brugge, Lille, PSV, Bologna, Graz

PSV do të luajë me: Liverpool, PSG, Shakhtar, Juventus, Sporting, Crvena Zvezda, Girona, Brest

Dinamo do të luajë me: Dortmund, Bayern, Milan, Arsenal, Celtic, Salzburg, Monaco, Bratislava

Salzburg do të luajë me: PSG, Real, Atletico, Leverkusen, Dinamo, Feyenoord, Brest, Praga

Lille do të luajë me: Real Madrid, Liverpool, Juventus, Atletico, Feyenoord, Sporting, Graz, Bologna

Crvena Zvezda do të luajë me: Barcelona, Inter, Benfica, Milan, PSV, Young Boys, Stuttgart, Monaco

Young Boys do të luajë me: Inter, Barcelona, Atalanta, Shakhtar, Crvena Zvezda, Celtic, Aston Villa, Stuttgart

Celtic do të luajë me: Leipzig, Dortmund, Brugge, Atalanta, Young Boys, Dinamo, Bratislava, Aston Villa

Ekipet e vazos së katërt:

Bratislava do të luajë me: City, Bayern, Milan, Atletico, Dinamo, Celtic, Stuttgart, Girona

Monaco do të luajë me: Barcelona, Inter, Benfica, Arsenal, Zvezda, Dinamo, Aston Villa, Bologna

Sparta Praga do të luajë me: Inter, City, Atletico, Leverkusen, Salzburg, Feyenoord, Brest, Stuttgart

Aston Villa do të luajë me: Bayern, Leipzig, Juventus, Brugge, Celtic, Young Boys, Bologna, Monaco

Bologna do të luajë me: Dortmund, Liverpool, Shakhtar, Benfica, Lille, Sporting, Monaco, Aston Villa

Girona do të luajë me: Liverpool, PSG, Arsenal, Milan, Feyenoord, PSV, Bratislava, Graz

Stuttgart do të luajë me: PSG, Real Madrid, Atalanta, Juventus, Young Boys, Crvena Zvezda, Praga, Bratislava

Sturm Graz do të luajë me: Leipzig, Dortmund, Brugge, Atalanta, Sporting, Lille, Girona, Brest

Brest do të luajë me: Real Madrid, Barcelona, Leverkusen, Shakhtar, PSV, Salzburg, Graz, Praga

 

Ronaldo pranon një trofe

7 muaj më parë / 29 gus 2024 18:18
Cristiano Ronaldo

Superylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka pranuar të enjten një trofe. 

Ai është shpërblyer për të arriturat e tij. Ronaldo është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në Ligën e Kampionëve.

“Futbolli dhe jetët tona menaxhohen nga kujtimet”, ka thënë Ronaldo teksa ka marrë çmimin duke e quajtur “speciale” Ligën e Kampionëve dhe duke folur për motivimin kur dëgjon himnin e garës më të fortë për klube.

 Ai në Champions me klube të ndryshme ka shënuar 140 gola. Lionel Messi është i dyti me 129 gola.

Buffoni pranon “Çmimin e Presidentit”

7 muaj më parë / 29 gus 2024 18:14
Buffon

Presidenti i UEFA, Aleksander Çeferin, ia ka ndarë “Çmimin e Presidentit”, ish-portierit të Italisë, Gianluigi Buffon. 

Ky çmim ekziston që nga viti 1998 dhe u jepet për karrierën e zhvilluar në fushë. 

Buffoni e pranoi këtë çmim në ceremoninë e tërheqjes së shortit të Ligës së Kampionëve për edicionin 2024/2025.

Nis ceremonia 

Ka nisur në Monaco ceremonia e hedhjes së shortit për fazën e ligës në Ligën e Kampionëve, që nga sivjet do të ketë format të ri.

LIVE-VIDEO:

Plot 36 skuadra do të paraqiten në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve në futboll. Championsi vazhdon me format të ri, ndërsa 29 skuadra fillojnë garën prej kësaj faze. Ndërkohë shtatë skuadra janë kualifikuar nga plejofi.  

Secili ekip do t’i luajë tetë ndeshje me tetë kundërshtarë të ndryshëm. Katër ndeshje janë në shtëpi e katër në udhëtim. Të gjitha 36 ekipet do të renditen në një tabelë. 

Për short ekipet janë të ndara në katër vazo. Dhe secili ekip do të luajë me nga dy kundërshtarë nga secila prej katër vazove.

Në fazën kryesore të Championsit do të ketë edhe plot shqiptarë.

Granit Xhaka luan me Bayer Leverkusenin, Berat Gjimshiti me Atalantan, Ardon Jashari me Club Brugge. Këto tri skuadra janë në vazon e dytë.

Në vazon e tretë është Dinamo Zagrebi i Arbër Hoxhës e Arijan Ademit, Lille i Edon Zhegrovës, Young Boysi i Kastriot Imerit.

Sparta Praga, ku paraqiten Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Qazim Laçi e  Indrit Tuci, është në vazon e katërt.