Pas fitores që e arriti javën e kaluar në Bundesligë, skuadra e Bayern Muenchenit po shpreson që të vazhdojë me fitore edhe në Kupën e Gjermanisë.
Bayerni do të jetë mysafir i Mainzit të mërkurën nga ora 20:45 në kuadër të raundit të dytë të Kupës së Gjermanisë.
Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, të martën në konferencë për shtyp ka deklaruar se Mainzi ka ekip të fortë dhe nuk do të jetë ndeshje e lehtë për ta fituar.
“Mainzi është i fortë në situatat një kundër një dhe përpiqet të ushtrojë presion në lojë. Është një lojë në Kupë dhe nuk është e lehtë për ta fituar. Ne duam të fitojmë dhe do të bëjmë gjithçka për të qenë të suksesshëm nesër. Unë kam shumë besim te ekipi”, ka thënë Kompany.
Bayerni këtë edicion në Bundesligë ka gjashtë fitore dhe një barazim. Renditet në pozitën e parë në tabelë me 20 pikë.