Trajneri i Burnleyt, Vincent Kompany, ka vendosur t’i besojë portierit Arijanet Muriq edhe për ndeshjen e javës së 34-t në Premier League.
Portieri i Kosovës është në formacionin startues në ndeshjen vendimtare që Burnley do ta luajë në udhëtim te Sheffield Unitedi nga ora 16:00.
Muriq vjen në këtë ndeshje pas dy gafave të rënda që i kushtuan me pikë Burnleyt. Gaboi ndaj Evertonit dhe Brightonit, përkatësisht Burnley humbi dhe barazoi.
25-vjeçari vetëm në ndeshjet e fundit ka marrë pozitën e startuesit. Megjithëse ka bërë disa pritje të pabesueshme, gabime ia kanë zbehur performancat.
LEXO EDHE: