Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë ka dhënë gjoba të mëdha për skuadrën e Llapit dhe Dritës.
Të mërkurën në mbrëmje, për dy çështje të ndryshme, Llapi dhe Drita janë dënuar me nga 1500, përkatësisht me 1000 euro.
Llapi është dënuar për organizimin e ndeshjes ndaj Ballkanit, përkatësisht se tifozët e këtij klubi kanë ndezur mjete piroteknike tymuese dhe gjyqtari e ka ndërprerë ndeshjen dy herë, në minutën e 19-të për dy minuta, dhe në minutën e 44-t për një minutë.
Ndërkohë, Drita është gjobitur pasi tifozët e skuadrës gjilanase, kanë fyer në kor Armend Thaqin, mbrojtësin e krahut të djathtë të Gjilanit, në ndeshjen Drita – Gjilani.