Futboll

Kolumbia në finale, ylli i Liverpoolit rrihet me tifozët

Nunez

Ylli i Liverpoolit, Darwin Nunez, u konfrontua me tifozët kolumbianë në shkallët e stadiumit. Madje, njëri prej tyre e goditi në kokë futbollistin uruguaian

Mes tensioneve të mëdha është mbyllur gjysmëfinalja e dytë mes Uruguait dhe Kolumbisë në Kupën e Amerikës.

Kolumbia u bë finalistja e dytë pasi triumfoi 1:0. Do të luajë kundër Argjentinës të dielën.

Goli vendimtar u shënua në minutën e 39-të, kur pas një krosimi të James Rodriguez, realizoi Jefferson Lerma.

VIDEO:

 

Kolumbia e luajti tërë pjesën e dytë me një lojtar më pak pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të mbrojtësit David Munoz.

Por Uruguai nuk pati fuqi ta barazonte rezultatin.

Për Kolumbinë është finalja e parë që nga viti 2001 – kur edhe e kishte fituar trofeun.

Pas përfundimit të ndeshjes, skena të turpshme u panë në stadiumin e Charlottes.

Ylli i Liverpoolit, Darwin Nunez, u konfrontua me tifozët kolumbianë në shkallët e stadiumit. Madje, njëri prej tyre e goditi në kokë futbollistin uruguaian. Raportohet se tifozët kolumbianë kishin ngacmuar familjet e futbollistëve të Uruguait.

VIDEO:


Edhe Luis Suarez u fut në sherr, duke u munduar ta kafshonte njërin prej lojtarëve të Kolumbisë. 

VIDEO: