Benjamin Kololli do t’i mungojë disa javë skuadrës së Baselit. Ai u lëndua në ndeshjen që Baseli e zhvilloi më 30 mars kundër Zuerichut në kuadër të Superligë së Zvicrës.
Kololli ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë dhe do t’i mungojë Baselit për disa javë.
31-vjeçari iu bashkua Baselit në shtkurt të këtij viti. Baselit i munguan 12 lojtarë, përfshirë edhe Kolollin në ndeshjen kundër Luganos. Të gjithë lojtarët munguan shkaku i lëndimeve.
Futbollisti i Kosovës ka shënuar një gol në dhjetë ndeshje për Baselin. Baseli është në garë për mbijetesë në elitën e futbollit zviceran.