Futboll

Koliçi “Ylli i javës” në Superligë

Enea Koliçi

Portieri i Ballkanit, Enea Koliçi të hënën e ka fituar epitetin e futbollistit më të mirë të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës.

Ishte komisioni i veteranëve të futbollit, ai që ka vlerësuar Koliçin si më të mirin pas paraqitjeve të mira që i pati në ndeshjen kundër Feronikelit 74. Ballkani të shtunën triumfoi 2:0 me golat e Nazmi Gripshit dhe të Mamadou Danfas ndaj Feronikelit 74.

38-vjeçari u shpreh i lumtur për vlerësimin.

“Faleminderit për këtë çmim. Është një vlerësim i madh për mua. Dua t’ua dedikoj të gjithë lojtarëve tanë që kanë pasur meritë për këtë fitore. Shpresojmë që të vijnë edhe çmime të tjera në të ardhmen. Objektivi i ekipit është i qartë, të jemi në vendin e parë në fund të kampionatit. Çdo ndeshje është si një finale për ne, veçanërisht në këto ndeshje të fundit, ku pikët janë të rëndësishme. Shpresojmë të vazhdojmë këtë rrugë”, ka thënë Koliçi për FFK-në.