Selektori i Holandës në futboll, Ronald Koeman, ka folur në lidhje me transferimin e mundshëm të sulmuesit Memphis Depay në klubin brazilian, Corinthians.
Koeman ka theksuar se situata e Steven Bergwijnit që është transferuar në Arabinë Saudite dhe e Depayt është e ndryshme, pasi niveli i ligës së Brazilit është më i mirë.
“Unë nuk e aprovova kalimin e Bergwijnit në Arabinë Saudite, por situata me Memphisin mund të jetë ndryshe. Niveli i ligës në Brazil është më i mirë. Depay mund të jetë ende pjesë e ekipit përfaqësues, por kjo varet nga aftësia e tij dhe nëse ai ende arrin nivelin e duhur”, ka thënë Koeman.
Depay dhe Bergwijn nuk u ftuan nga Koemani për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.