Futboll

Klubi norvegjez vazhdon me shpërblime unike, ia dhuron lojtarit të ndeshjes një qengj

Bryne - Qengj

Bryne fitoi 3:1 ndaj Haugesundit, të hënën në kuadër të kampionatit elitar të Norvegjisë. Dhe ky klub vazhdoi traditën e shpërblimeve të veçanta për më të mirin e ndeshjes. Më i miri u shpall Alex Kryger. Dhe si shpërblim atij iu dhurua një qengj.

Më herët Bryne, që është klubi ku u zhvillua Erling Haaland, ka ndarë disa tablo ve për lojtarin më të mirë.

Ky klub ruan lidhjen me regjionin ku zhvillon aktivitetin, që është i njohur për bujqësi.

Dhe tani po fiton simpatinë duke ndarë shpërblime unike për më të mirët.