Futboll

Klubi elitar që i pranoi 111 gola në nëntë ndeshje

TUV Azarganuud

Në ligën elitare të Mongolisë një klub po shkruan histori. Histori për të keq. 

Skuadra e kampionatit të Mongolisë, TUV Azarganuud, ka pranuar plot 111 gola në nëntë ndeshjet e para të këtij edicioni. 

Ndeshja e fundit është luajtur më 20 tetor, por bilanci katastrofal ende po bën bujë në mediat e vendeve të ndryshme. 

Në ndeshjen e fundit ndaj Brera Ilch, TUV Azarganuud pësoi 20:1. 

Madje kishte një lojtar më shumë në fushë prej minutës së 20-të. Më herët ka pësuar 9:0, 11:1, 12:0, 21:0, 13:0, 4:0, 7:0 e 14:0. 

Pra ka shënuar dy gola e i ka pranuar plot 111. Kjo skuadër në kampionatin e kaluar ishte e pesta. 

Ka në përbërje disa lojtarë nga Japonia, një nga Korea e Jugut e madje një nga Brazili.