Futboll

Klubi bullgar kërkon falje pasi mbajti një minutë heshtje për lojtarin që është ende gjallë

pfc Arda Kardzhali

Foto: PFC Arda (Facebook)

Klubi bullgar, Arda Kardzhali, ka kërkuar falje pasi mbajti një minutë heshtje për një ish-lojtar që është ende gjallë.

Klubi nga qyteti Kardzhali luan në elitën bullgare. Para ndeshjes së luajtur të dielën me Levski Sofidna, u mbajt një minutë heshtje për të nderuar Petko Ganchevin.

VIDEO:

Dy ekipet u vendosën në rrethin e mesfushës dhe qëndruan në heshtje për të nderuar Ganchevin.

Por ende pa përfunduar ndeshja, Arda njoftoi që ka pranuar informatë të gabuar për vdekjen e Ganchevit.

“Menaxhmenti i PFC Arda dëshiron t’i kërkojë falje ish-lojtarit Petko Ganchev dhe familjarëve t tij, pasi klubi ka njoftuar informatë të gabuar për vdekjen e tij.

I dëshirojmë Ganchevit edhe shumë vjet me shëndet të mirë dhe që të shijojë sukseset e Ardas”.

Ky postim është fshirë të hënën mbrëma.

Kërkimfalja e klubit