Trajneri Juergen Klopp e ka fituar ndeshjen përshëndetëse me Liverpoolin.
Periudha e Kloppit ka përfunduar me fitore 2:0 të shtunën, me ndeshjen e fundit të elitës së futbollit për edicionin 2023/2024.
Liverpooli në “Anfield” fitoi me rezultatin 2:0 ndaj Wolverhamptonit, ndërsa tifozët e “të kuqve” kishin përgatitur koreografi mbresëlënëse për trajnerin gjerman, që pati shumë suksese.
Prej minutës së 28-të mysafirët mbetën me një futbollist më pak në fushë, kur u përjashtua Nelson Semedo.
Më pas, golat e fitores i shënuan Alexis Mac Allister në minutën e 34-t dhe Jarell Quansah në minutën e 40-të.
Kloppi në krye të Liverpoolit ishte emëruar në tetor të vitit 2015.
Ai e drejtoi Liverpoolin për 491 ndeshje, ndërsa ka arritur 299 fitore në total.
Me Liverpoolin prej shumë trofeve tjerë, e fitoi Ligën e Kampionëve, Premier Leaguen e Kupën e Botës për Klube.
Liverpooli e mbyll këtë kampanjë me 82 pikë në vendin e tretë, kurse Ëolverhamptoni në vendin e 14-të me 46 pikë.