Futboll

Klopp: Humbja 3:0, plotësisht e merituar

juergen klopp

Liverpoolit i ka munguar disiplina taktike kundër Atalantas, të enjten, dhe humbja 3:0 ishte plotësisht e merituar. Kështu ka deklaruar trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp.

Gjiganti anglez u mposht thellë në “Anfield” në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës.

“Ishte një ndeshje vërtetë e keqe. Filluam mirë, vërtetë mirë, dhe më pas nuk vazhduam. Mendoj se edhe para se pranonim golin e parë, ne nisëm me dështim Ishin kudo dhe askund”, ka thënë Klopp.

“Luajtëm lojë të keqe, e merituam humbjen dhe këtë duhet ta ndiejmë tani”, ka shtuar trajneri gjerman.
Liverpoolin e pret ndeshje shumë e vështirë të enjten e ardhshme në Itali. Por fillimisht luan ndaj Crystal Palace në Premier League, të dielën.

Liverpooli është në garë të fortë me Arsenalin dhe Manchester Cityn për titull të kampionit në Angli.

Dhe Klopp  e di që skuadra duhet ta kalojë shpejtë atë humbje 3:0.

“Ishte pikë e ulët sa i takon performancës, për kohë të gjatë”, ka theksuar Klopp.