Futboll

Klinsmann: Askush nuk është si Xhaka

Granit Xhaka

Foto: Associated Press

Legjenda gjermane, Jurgen Klinsmann, e ka lavdëruar mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka.

Klinsmann deklaroi se Xhaka jo vetëm në fushë por edhe në dhomat e zhveshjes është lider. Kështu ka raportuar të martën “Bild”.

60-vjeçari Klinsmann ka shtuar se Xhaka është prej futbollistëve kryesor te skuadra e Bayer Leverkusenit.

“Kur vjen puna për të udhëhequr ekipin, askush nuk është si Granit Xhaka. Ai është lideri, njeriu kryesor në dhomat e zhveshjes. Pa dyshim edhe Florian Wirtz po bëhet një futbollist gjerman i jashtëzakonshëm”, ka thënë Klinsmann.

Xhaka është duke e kaluar edicionin e dytë te skuadra e drejtuar nga trajneri Xabi Alonso.

32-vjeçari në edicionin e parë me klubin gjerman e fitoi titullin e kampionit në Bundesligë, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën e Gjermanisë. Ishte finalist edhe në Ligën e Evropës.