Pas pushimit dyjavor për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve, klasikja gjermane mes Bayern Munichut dhe Dortmundit, e shënon rikthimin e Bundesligës.
Bayerni e Dortmundi ballafaqohen të shtunën në orën 18:30, në ndeshjen derbi të xhiros së 27-të.
Bavarezët janë ende në garë për titull, por kanë mbetur 10-të pikë larg Leverkusenit që po marshon drejt titullit të parë në histori të klubit.
Kjo ndeshje mund të jetë vendimtare për të dyja ekipet.
Bayerni rrezikon që të mposhtet për herë të parë në shtëpi që nga viti 2014, nga rivali më i madh vendor.
Ndërkohë, Dortmundi me humbje, do ta rrezikonte vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Bayerni i dyti ka 60 pikë, kurse Dortmundi i katërti ka 50 pikë.
Prej vitit 2013-të, kur Bayerni në finale të Ligës së Kampionëve kishte fituar 2:1 ndaj Dortmundit, bavarezët kanë fituar 23 ndeshje nga 32 sa janë luajtur gjithsej.
Stuttgarti i vendit të tretë me 56 pikë, të dielën luan në shtëpi kundër Heidenheimit.
Ndërkohë, Leverkuseni lider të shtunën nga ora 15:30, e pret Hoffenheimin.