Mediumi gjerman “Bild” ka njoftuar se 30-vjeçari Joshua Kimmich pritet të mbetet te Bayern Munichu edhe për katër vjet të tjera me kontratën e re.
Marrëveshja pritet të zyrtarizohet së shpejti.
Kimmich është pjesë e Bayernit prej vitit 2015, por kontrata aktuale i skadon në verën e këtij viti.
Sipas raportimit të “Bildit”, mes zyrtarëve të Bayernit dhe menaxherit të Kimmichut ka pasur takim, por ende nuk ka asgjë zyrtare.
Të premten drejtori sportiv i skuadrës bavareze, Christoph Freund, ka thënë se njoftimi për vazhdimin e kontratës së tij do të bëhet shumë shpejt.
30-vjeçari Kimmich që luan si mesfushor defensiv e ka një gol të shënuar e dhjetë asistime në 37 paraqitjet e edicionit aktual.