Futboll

Kimmich kapiten i ri i Gjermanisë

Joshua Kimmich

Joshua Kimmich

Futbollisti i Bayern Muenchenit, Joshua Kimmich është bërë kapiten i ri i Gjermanisë pas pensionimit të Ilkay Gundoganit. Seleksionuesi i Gjermanisë, Julian Nagelsmann emëroi 29-vjeçarin si pasardhësin e Gundoganit. 

Kimmich do ta udhëheq Gjermaninë si kapiten në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Hungarisë të shtunën. Kimmich e ka bartur shiritin e kapitenit shtatë herë nga viti 2016.