Futboll

Kida largohet nga Malisheva

Qëndrim Kida

Qëndrim Kida nuk do të jetë trajner i Malishevës për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

“Pas një periudhe të shkëlqyeshme bashkëpunimi, klubi dhe kryetrajneri Qëndrim Kida, me rastin e përfundimit të kontratës së trajnerit, ndajnë rrugët. Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen që na keni ofruar gjatë kësaj kohe. Ju urojmë suksese të mëtejshme në çdo hap të karrierës suaj dhe shpresojmë që të kemi mundësinë të bashkëpunojmë përsëri në të ardhmen”, shkruhet të premten në njoftimin e Malishevës.

Kida e drejtoi Malishevën në 26 ndeshje në të gjitha garat dhe arriti 13 fitore, pesë barazime dhe tetë humbje. Kida e drejtoi Malishevën edhe në Ligën e Konferencës. Në raundin e parë kualifikues të Conference League u eliminuan nga Buduqnosti i Malit të Zi.