Sulmuesi i Fiorentinës, Moise Kean, ka humbur vetëdijen në fushë dhe më pas është dërguar në spital pas dëmtimeve që ka marrë në kokë, në humbjen e Fiorentinas në udhëtim te Verona, 1:0. Verona fitoi me gol të minutës së 95-të, por vëmendja ishte te shëndeti i sulmuesit Kean.
Ish-sulmuesi i Evertonit, Paris Saint-Germainit dhe Juventusit u godit pa qëllim me gju në kokë nga Pawel Dawidowicz, derisa po luftonin për top në minutën e 58-të.
24-vjeçari e mori ndihmën nga stafi mjekësor dhe u kthye në fushë. Por në minutën e 64-t u rrëzua në tokë.
Lojtarët e të dyja ekipeve vrapuan drejt tij, bashkë me stafin mjekësor.
Sulmuesi italian, i cili ka 15 gola në elitë, u largua me barelë dhe është dërguar në spital.
“Moise Kean gjatë ndeshjes kundër Veronas ka pasur lëndim në kokë. Ai është dërguar në spital për teste tjera”, ka njoftuar Fiorentina.
E gjithë skena u pa nga Edoardo Bove, që ishte në tribunë. Mesfushori i Fiorentinas ishte dërguar me urgjencë në spital pasi kishte kolapsuar në fushë në fillim të dhjetorit. Ai kaloi 12 ditë në spital, ndërsa doli me një defibrilator të vendosur.
Pas ndeshjes, trajneri Raffaele Palladino, ka thënë se ishte i shqetësuar nga skena që e pa.
“Isha shumë i shqetësuar dhe shpresoj të mos ketë diçka serioze. Shëndeti është gjëja më e rëndësishme”, ka theksuar Palladino.
Kean largohet me barelë pasi humbi vetëdijen në ndeshjen Verona – Fiorentina
Moise Kean është larguar me barelë nga fusha në mesin e pjesës së dytë të ndeshjes mes Veronas dhe Fiorentinas, të dielën pasdite.
Mediat italiane kanë raportuar se Keanit i ra të fikës pas një goditjeje të rëndë në fytyrë që e pësoi disa minuta më herët.
Pati përplasje të tre lojtarëve në pjesën e dytë të ndeshjes Veroina – Fiorentina. Kean ishte njëri prej lojtarëve të përfshirë. Kishte një plagë të madhe mby syrin e tij. Loja u ndal derisa Kean po mjekohej nga stafi mjekësor i Fiorentinas.
Ndërhyrja e mjekëve ishte e suksesshme dhe reprezentuesi i Italisë u pa disa minuta më pas me një fashë të zezë rreth kokës.
Pasi hyri sërish në lojë, Kean ra sërish dhe nuk lëvizi për disa momente, që ishin shqetësuese për të gjithë. 27-vjeçari më pas u largua me barelë, ndërsa u zëvendësua në minutën e 67-të.
E gjithë skena u pa nga Edoardo Bove, që ishte në tribunë. Mesfushori i Fiorentinas ishte dërguar me urgjencë në spital pasi kishte kolapsuar në fushë në fillim të dhjetorit. Ai kaloi 12 ditë në spital, ndërsa doli me një defibrilator të vendosur.