Futboll

Katër ndeshje, asnjë fitore për Hasin me Anderlechtin

Besnik Hasi

Anderlechti fitoi pikën e parë nën drejtimin e Besnik Hasi. Ndeshja Anderlecht – Antëerp e zhvilluar të dielën, përfundoi baras, 0:0. I takoi plejofit të elitës së futbollit belg. 

Anderlechti me Hasin trajner, ka edhe tri humbje në plejof. Ka humbur nga Club Brugge 2:0, Genku 2:1 dhe Union Saint-Gilloise. 

Hasi 53-vjeçar u emërua trajner i Anderlechtit më 20 mars.

Anderlechti ka 27 pikë. Kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje. Anderlechti është në finale të Kupës së Belgjikës. Finalen ndaj Club Brugget e luan më 4 maj.