Futboll

Karsdorp largohet nga Roma pas shtatë sezonesh

Rick Karsdrop

Roma edhe zyrtarisht ka konfirmuar se me marrëveshje të dyanshme, e ka shkëputur kontratën me mbrojtësin e krahut të djathtë, Rick Karsdorp. 

Ai largohet nga “Stadio Olimpico” pas shtatë edicioneve të kaluara me klubin e Serie A. 

“Dua t’i falënderojë tifozët e Romës për këto sezone të çmendura. Kam dhënë gjithçka nga vetja, ndërsa dy fëmijët e mi u lindën në këtë qytet. Kjo më bën krenar. Mirë u pafshim, Roma”, ka thënë Karsdorp në komunikatën e klubit italian. 

Holandezi iu bashkua Romës nga Feyenoordi në verën e vitit 2017.